"The New York Times": Familja e pasur, kushti themelor për studime në universitetet elitë
2023-07-26 15:47:39

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Të hënën, në uebsajtin e gazetës amerikane "The New York Times" u publikua një artikull, ku thuhet se familja e pasur është kushti themelor për studime në universitetet elitë, duke theksuar se në ShBA ekziston gjerësisht dukuria e pabarazisë arsimore.

Në artikull vihet në dukje se shkollat e Ligës Ivy  janë gjithmonë vendi i grumbullimit të fëmijëve nga familjet më të pasura amerikane. Mbi 1/6 e studentëve të tyre janë prej 1 % e familjeve më të pasura amerikane. Këta studentë hyjnë në Ligën Ivy për studime jo për shkak të arritjeve, të jetëshkrimit ose të kurseve të ndjekura, por për shkak të faktorëve të familjes.

Ekonomistja e Shkollës Pasuniversitare të Arsimit të Harvardit Susan Dynarski u shpreh: "Nxora një përfundim nga ky studim se në Ligën Ivy nuk ka studentë me të ardhura të ulëta, sepse Liga nuk do studentë me të ardhura të ulëta." (Fani)