BE-ja ofron 1.5 miliardë euro për Ukrainën për riparimin e infrastrukturës
2023-07-26 16:21:35

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Bashkimi Evropian pagoi të martën 1.5 miliardë euro (1,66 miliardë dollarë) për Ukrainën për të ndihmuar në funksionimin e shtetit dhe riparimin e infrastrukturës, njoftoi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në “Twitter”.

Disbursimi është pjesë e një programi të ndihmës financiare të BE-së për Ukrainën me vlerë 18 miliardë euro në 2023-shin.

Von der Leyen tha gjithashtu se ajo dënonte me vendosmëri sulmet ruse në infrastrukturën e magazinimit të grurit dhe eksportit të Ukrainës.

“Ndërsa Rusia vazhdon sulmet, ne vazhdojmë të mbështesim Ukrainën”,- shkroi ajo. (Elona)