Rusia: Nuk pranojmë bisedime për rifillimin e marrëveshjes së drithit
2023-07-26 16:37:03

Foto nga CFP
Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergey Vershinin, ka deklaruar se Rusia nuk do të zhvillojë bisedime për rifillimin e marrëveshjes së eksportit të grurit në Detin e Zi, bën të ditur “RTSH”.
Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia korrikun e kaluar, synonte të parandalonte krizën globale ushqimore duke lejuar eksportimin e sigurt të grurit të bllokuar në Ukrainë.
Ndërkohë, shefi i OKB-së, Antonio Guterres, i bëri thirrje Rusisë që të rikthejë në fuqi marrëveshjen e drithit të ndërmjetësuar nga OKB-ja. (Elona)
Lajmet Kryesore
