Kinë, rishikim i Kodit Penal lidhur me mitëmarrjen në firmat private
2023-07-26 20:03:16

foto/VCG

foto/VCG

Një projektamendament në Kodin Penal të Kinës u paraqit në sesionin e katërt të Komitetit të Përhershëm të legjislaturës së 14-të të Asamblesë Kombëtare Popullore (AKP) të mbajtur të martën,  duke rritur dënimet penale për mitëmarrjen dhe korrupsionin brenda firmave private.

Drejtori i departamentit të së drejtës penale në Komisionin e Çështjeve Legjislative të Komitetit të Përhershëm të AKP-së Wang Aili u shpreh se ky projektligj ka shtuar gjashtë shkelje penale të rënda lidhur me mitëmarrjen.

foto/VCG

foto/VCG

Për shembull, ata që ofrojnë në mënyrë të përsëritur ryshfet, i ofrojnë ryshfet më shumë se një personi dhe zyrtarëve të shtetit, do të kenë dënime më të rënda, tha Wang. 

Ofrimi i ryshfeteve për ata që janë të përfshirë në fusha kyçe të punës, projekte ose programe kryesore kombëtare do të jetë një shkelje e rëndë.

Rishikimi rrit nivelet e ndëshkimit për mitëdhënësit që janë institucione dhe ata që u ofrojnë ryshfet institucioneve.

Përpjekjet e mitëdhënësve "për të kërkuar vazhdimisht" zyrtarët mbeten shkaku kryesor i korrupsionit, theksoi Wang.

Në praktikën gjyqësore të Kinës ekziston prirja që mitëdhënësit të përballen me dënime më të lehta se mitëmarrësit dhe numri i çështjeve penale për mitëdhënësit është më i vogël se i atyre për mitëmarrësit. Politika të tilla të buta nuk ndihmojnë në frenimin e korrupsionit, tha Wang.

Lidhur me rishikimin e dispozitave për krimet që lidhen me korrupsionin brenda ndërmarrjeve private, ai vuri në dukje se rishikimi synon sjelljet e personelit në pozicione kyçe brenda ndërmarrjeve private që cenojnë interesat e ndërmarrjeve dhe sipërmarrësve për shkak të korrupsionit.

foto/VCG

Ushtrimi i paligjshëm i të njëjtit lloj biznesi nga stafi i ndërmarrjeve, përfitimi i paligjshëm për miqtë e të afërmit dhe përfitimi prej parregullsive për qëllime egoiste, duke i kthyer asetet e kompanive në aksione me një çmim të ulët ose duke i shitur ato me çmim të ulët, përkufizohen si krime në projektin e rishikuar, shpjegoi Wang. 

Rishikimi forcon më tej mbrojtjen e barabartë të ndërmarrjeve private, duke shtrirë dispozitat e zbatueshme aktualisht për personelin përkatës në kompanitë dhe ndërmarrjet shtetërore te stafi i ndërmarrjeve private, vuri në dukje Wang.    (Fang Xiaoyu/Artan)