Foto nga CFP
Ministria kineze e Burimeve Ujore bëri të ditur se nivelet e ujit të disa lumenjve në rajonet lindore dhe verilindore të Kinës kanë tejkaluar shenjat e tyre paralajmëruese. Sipas ministrisë, lumenjtë ndodhen në provincat Heilongjiang, Jilin, Liaoning dhe Jiangxi.
Stuhi shiu goditën pjesë të Sichuan dhe Chongqing. Nivelet e ujit të disa lumenjve të vegjël dhe të mesëm të prekur nga shirat e dendur mund të tejkalojnë nivelet e paralajmërimit, citon “Xinhua” njoftimin e ministrisë.
Autoritetet kanë nisur një përgjigje emergjente të nivelit të katërt ndaj përmbytjeve në Sichuan dhe Fujian. Katër ekipe të dërguara në Zhejiang, Chongqing, Sichuan dhe Liaoning po ndihmojnë autoritetet lokale për parandalimin e përmbytjeve.
Këto ekipe do të drejtojnë qeveritë rajonale përmes procedurave të paralajmërimit të hershëm për përmbytjet, në parandalimin e përrenjve malorë dhe në sigurimin e një furnizimi të sigurt me ujë për banorët e zonave urbane e rurale. (Elona)