U ndalua për shkak të ujit të ndotur, Parisi lejon notin në lumin Senë pas 100 vitesh
2023-07-26 15:53:56

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kryeqyteti i Francës, Parisi, është në fazën finale të pastrimit që do t’u mundësojë njerëzve notin në lumin Senë.

I ndaluar për një shekull, për shkak të ujit të ndotur, noti do të mbetet trashëgimi e Lojërave Olimpike Verore, që do të mbahen në këtë qytet vitin e ardhshëm, shkruan “Panorama”.

Projekti në vlerë 1.4 miliardë dollarë është konsideruar si sukses në shumë vende të botës. “Kur njerëzit t’i shohin atletët në Senë, pa probleme shëndetësore, edhe ata do të binden që t’i kthehen lumit”,- tha Pierre Rabadan, zv.kryebashkiak i Parisit, i ngarkuar me përgatitjet për Olimpiadën, duke theksuar se ky është një kontribut për të ardhmen.

Sikurse edhe shumë vende të tjera perëndimore, Parisi ka përjetuar degradimin e ujit, për shkak të ujërave të zeza industriale dhe kërkesave sanitare të një popullsie në rritje.

Bota ujore është goditur në masë të madhe, pasi në vitet 1960 në këtë lumë janë identifikuar vetëm tri lloje peshqish. (Elona)