Malyar: Brenda një jave kemi çliruar 16 km katrorë në lindje dhe jug të vendit
2023-07-25 14:45:16

Foto nga CFP
Zëvendësministrja ukrainase e e Mbrojtjes, Hanna Malyar, njoftoi se brenda një jave janë çliruar 16 kilometra katrorë territor nga okupatori rus.
“Forcat e Mbrojtjes çliruan më shumë se 12 kilometra katrorë në jug të vendit. Trupat ukrainase vazhdojnë të kryejnë operacione sulmuese në disa zona drejt Melitopol dhe Berdiansk”,- deklaroi Malyar, përcjell “ATSH”.
Sipas saj, u çliruan po ashtu 4 kilometra katrorë në drejtim të Bakhmut, në pjesën lindore të Ukrainës. (Fatosi)
Lajmet Kryesore
