Kryeministri Mitsotakis: Do të dëmshpërblejmë të prekurit dhe do të rindërtojmë gjithçka
2023-07-25 12:04:28

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Shumë zona të Greqisë janë përfshirë nga flakët. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi se vendi është në luftë me zjarret.

Ai theksoi se të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen dhe se do të rindërtohet gjithçka që është shkatërruar.

Sipas kryeministrit Mitsotakis, përpjekja e shtetit për të luftuar me zjarret u njoh nga të gjithë, madje edhe nga turistët, mijëra prej të cilëve u shpëtuan në kuadër të evakuimeve që u bënë në vendbanime të tjera dhe njësi hoteliere, shkruan “Panorama”.

“Megjithë avancimin e zjarrit, asnjë jetë nuk humbi. Por kundër tërbimit të natyrës, asnjë masë nuk do të mjaftojë kurrë. Kjo verë na gjen me vapë të pandërprerë, erëra të forta. Në Rodos kemi erëra të vazhdueshme të forta. Dhjetëra mijëra njerëz u transportuan në mënyrë të organizuar dhe në kohë rekord në vende të sigurta. I jemi mirënjohës zjarrfikësve, Mbrojtjes Civile, Forcave të Armatosura, Policisë dhe vullnetarëve për angazhimin e tyre”,- deklaroi kryeministri Mitsotakis, duke theksuar se për javët e ardhshme duhet të ketë një gatishmëri të vazhdueshme. (Irma)