Trashëgimi dhe zhvillim -Vazhdimësia e historisë kineze i jep hov të pashtershëm krijimit të qytetërimit modern të kombit kinez
2023-07-25 09:54:53

Në historinë 5000-vjeçare, të regjistruar me shënime të shkruara sistematike, hieroglifet kineze nuk janë vetëm një mjet shkrimi dhe regjistrimi, por edhe një art. Arti i kaligrafisë së gjuhës kineze mbart evolucionin dhe zhvillimin e hieroglifeve kineze.

Që nga vitet ’30 të shekullit të kaluar, arkeologët kanë zbuluar një numër të madh librash të shkruar mbi bambu të dinastisë Han më shumë se 2 000 vjet më parë në vendin arkeologjik Juyan të Kinës Veriperëndimore. Vlen të përmendet se hieroglifet kineze të shkruara nga njerëzit e lashtë janë pothuajse njësoj në formë e kuptim krahasuar me hieroglifet kineze të shkruara nga kinezët bashkëkohorë. Ky zbulim madhor vërteton drejtpërdrejt se qytetërimi kinez ka gjallëri dhe vazhdimësi të fortë.