Një i vdekur dhe disa të plagosur nga shembja e urës në Patra
2023-07-25 12:02:02

Foto nga CFP
Një pjesë e një ure u shemb të dielën në Patra, qyteti i tretë më i madh i Greqisë, duke vrarë një person dhe duke plagosur tetë të tjerë, njofton “RTSH”.
Ekipet e shpëtimit të zjarrfikësve ishin në vendngjarje për të nxjerrë çdo person të bllokuar, deklaroi zëdhënësi i Zjarrfikësve, Ioannis Artopoios.
Sipas raportimeve, katër nga të lënduarit janë të shtruar në gjendje të rëndë në spital.
Në këtë pjesë të urës, qarkullimi u ndalua dhe u mbyll nga e enjtja, 20 korrik, për shkak të punimeve të prishjes për rikonstruksionin e nënkalimit. (Fatosi)
Lajmet Kryesore
