Wang Yi kërkon politika konkrete për të stabilizuar lidhjet kino-indiane
2023-07-25 17:54:35

Wang Yi, drejtor i Zyrës së Komisionit të Punëve të Jashtme të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, takohet me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Indisë Ajit Doval në Johannesburg, Afrika e Jugut, 24 korrik 2023.

Wang Yi, drejtor i Zyrës së Komisionit të Punëve të Jashtme të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, takohet me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Indisë Ajit Doval në Johannesburg, Afrika e Jugut, 24 korrik 2023./Ministria e Jashtme e Kinës

Wang Yi, drejtor i Zyrës së Komisionit të Punëve të Jashtme të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, bëri thirrje të hënën, gjatë një takimi me këshilltarin indian të sigurisë kombëtare Ajit Doval, për zbatimin e politikave konkrete për stabilizimin e lidhjeve kino-indiane.

Të dy palët duhet të respektojnë gjykimin strategjik të bërë nga udhëheqësit e të dy vendeve se "Kina dhe India nuk përbëjnë kërcënim, por mundësi zhvillimi për njëra-tjetrën", tha Wang.

Duke vënë në dukje se marrëdhëniet ndërmjet Kinës e Indisë do të ndikojnë në zhvillimin e të dy vendeve dhe gjendjen botërore, ai u kërkoi të dy palëve të forcojnë besimin e ndërsjellë strategjik, të përqendrohen në konsensusin e bashkëpunimin dhe të nxisin rikthimin e lidhjeve dypalëshe në një rrugë të shëndetshme e të qëndrueshme zhvillimi

Kina nuk do të ndjekë të njëjtën rrugë si disa vende duke kërkuar hegjemoni, dhe është e gatshme të punojë me vendet në zhvillim, duke përfshirë Indinë, për të nxitur multilateralizmin dhe demokratizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, tha ai, duke shtuar që Kina beson se sigurisht do të ketë një botë shumëpolare pa hegjemoni dhe me barazia e rend.

Doval theksoi nga ana e tij se India dhe Kina kanë një gamë të gjerë interesash të përbashkët dhe të dy palët duhet të rivendosin besimin e ndërsjellë strategjik dhe të kërkojnë zhvillim të përbashkët.

India është e gatshme të punojë me Kinën për të gjetur një zgjidhje thelbësore për situatën në kufirin kino-indian, të nxisë përmirësimin dhe zhvillimin e lidhjeve dypalëshe dhe të japë një kontribut pozitiv për paqen dhe lulëzimin botëror, shtoi Doval.