Nënpresidentja Harris fjalim të ashpër mbi udhëzimet e reja rreth skllavërisë në Florida
2023-07-25 16:17:12

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Nënpresidentja amerikane Kamala Harris kritikoi të premten ata që i quajti "ekstremistë" të Floridës, për futjen në sistemin arsimor para universitar, të udhëzimeve që u mësojnë mësojnë "historinë e shtrembëruar” lidhur me skllavërinë në Shtetet e Bashkuara.

Bordi i arsimit i shtetit të Floridës miratoi udhëzime të reja këtë javë me "sqarime standarde", duke përfshirë një për nxënësit e shkollave të mesme ku thuhet se "në udhëzime shpjegohet mënyra se si skllevërit zhvillonin aftësi të cilat, në disa raste, mund të zbatoheshin për përfitimet e tyre personale".

Zonja Harris, gruaja e parë afrikano-amerikane dhe aziatiko-amerikane në postin e nënpresidentes, i bëri komentet në Florida, një shtet i rëndësishëm politik, guvernatori i të cilit, Ron DeSantis, po kandidon për të marrë emërimin e partisë republikane për të kandiduar për president. Ajo mbajti një fjalim të ashpër duke dënuar udhëzimet e reja të këtij shteti.