Kina fiton dy medalje ari në Kampionatin Botëror të Sporteve Ujore
2023-07-25 15:06:05

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Notarët kinezë mori dy medalje ari në Kampionatin Botëror të Sporteve Ujore të hënën.

Qin Haiyang fitoi medaljen e parë të arit për Kinën në 100 metra stil bretkosë për meshkuj në historinë e Kampionatit Botëror, me kohën 57:69, duke thyer rekordin e vet aziatik që kishte vendosur në gjysmëfinale një ditë më parë. Ndërsa Yan Zibei përfundoi i gjashti me kohën 59:23.

Qin e theu rekordin e tij aziatik tre herë në dy ditë.

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Më parë rezultatin më të mirë për Kinën e kishte arritur Zeng Qiliang, fitues i medaljes së argjendit në këtë veprimtari në vitin 1998 në Perth të Australisë.

Po të hënën, Zhang Yufei fitoi në stil flutur 100 metra për femra me 56:12, duke kaluar Margaret MacNeil të Kanadasë në 5 metrat e fundit. Ky ishte titulli i saj i parë kampione bote.

Zhang është kampione olimpike në fuqi në 200 metra flutur dhe fituese e medaljes së argjendit në 100 metra flutur në Olimpiadën e Tokios.