Wang Yi emërohet si ministër i Jashtëm i Kinës
2023-07-25 21:03:45

CFP

CFP

Organi më i lartë ligjvënës i Kinës votoi në një sesion të martën për të emëruar Wang Yi si ministër të Jashtëm dhe Pan Gongsheng si guvernator të bankës qendrore.

Qin Gang u hoq nga posti i ministrit të Jashtëm dhe Yi Gang u hoq nga posti i guvernatorit të Bankës Popullore të Kinës, sipas një vendimi të miratuar në sesionin e 4-t të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë së 14-të Kombëtare Popullore.

Presidenti Xi Jinping nënshkroi një urdhër presidencial për ta futur në fuqi këtë vendim.

Zhao Leji, kryetari i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore, e kryesoi këtë sesion, i cili u hap në mëngjesin e së martës.(Xu Guang)