Foto nga CFP
Kina ka parë një rritje të konsiderueshme në madhësinë e ekonomisë së saj digjitale gjatë shtatë viteve të fundit, mes një zhvillimi të përshpejtuar të ekonomisë digjitale globale, shkruan “China Daily”.
Sipas një raporti kërkimor të publikuar në fillim të korrikut në forumin kryesor të Konferencës Globale të Ekonomisë Digjitale 2023 në Pekin, shkalla e ekonomisë digjitale të Kinës u rrit me 4.1 trilionë dollarë nga viti 2016 më 2022-shin, me një normë të përbërë rritjeje vjetore prej 14.2 për qind.
Shkalla e ekonomisë digjitale të Kinës u rrit në 50.2 trilionë juanë (6.96 trilionë dollarë) në vitin 2022.
Pjesa e ekonomisë digjitale në PBB-në e vendit u rrit në 41.5 për qind, duke e bërë atë një motor të rëndësishëm për rritje të qëndrueshme dhe transformim.
Aktualisht, vendet në mbarë botën po përshpejtojnë zhvillimin e fushave kyçe të ekonomisë digjitale dhe po shfrytëzojnë në mënyrë aktive mundësitë e zhvillimit në fusha të tilla si teknologjitë dhe industritë digjitale, digjitalizimi industrial dhe elementët e të dhënave.
Hapja e vendit ka krijuar mundësi zhvillimi për vendet e tjera dhe u ka dhënë atyre mundësinë për të ndarë dividentët e zhvillimit të tregut të madh të Kinës.
Pekini dhe 18 qytete partnere, duke përfshirë Abu Dhabi, Londra, Makao, San Francisko, Vjena, Vientiane dhe Zaragoza, publikuan nismën e bashkëpunimit të qytetit për partneritetin global të ekonomisë dixhitale në ceremoninë e hapjes së konferencës.
Nisma mbulon aspekte të tilla si përshpejtimi i procesit të transformimit digjital të qyteteve, zhvillimi i gjelbër përmes fuqizimit digjital dhe mbështetja e bashkëpunimit digjital gjithëpërfshirës global. Ajo synon të ndërtojë një rrjet të hapur inovacioni për ekonominë digjitale midis qyteteve të huaja dhe brenda kornizave shumëpalëshe. (Fatosi)