Ndihma për Afrikën, mbahet konferenca për të ndaluar flukset e emigrantëve në Evropë
2023-07-25 12:26:06

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, bëri thirrje për marrëdhënie të reja, më të barabarta midis Evropës dhe vendeve të origjinës dhe të tranzitit të emigrantëve, gjatë samitit të rreth 20 kombeve, zyrtarëve të BE-së dhe organizatave ndërkombëtare, që synojnë ndalimin e flukseve të emigracionit të paligjshëm, njofton “RTSH”.

Konferenca është një nismë e kryeministres italiane që synon ta bëjë Italinë një lider në zgjidhjen e çështjeve që prekin kombet mesdhetare.

Kryesorja midis tyre është emigracioni, pasi Italia mban qindra të ardhur të rinj çdo ditë në kufirin jugor të Evropës, ndërsa Evropa shikon nga Afrika dhe Lindja e Mesme për të zëvendësuar përgjithmonë furnizimet ruse.

Grupet e të drejtave të njeriut e shohin takimin, i cili përfshin kombe nga Afrika Veriore dhe Sub-Sahariane, si dhe nga Lindja e Mesme, si krijimin e një udhërrëfyesi për të ardhmen, por ato shqetësohen se politikat antimigratore do të vendosin barrën mbi Afrikën, për të mbajtur afrikanët jashtë Evropës.

Meloni propozoi katër pika kryesore për bashkëpunimin në të ardhmen: luftimin e organizatave kriminale që trafikojnë emigrantë, menaxhimin më të mirë të flukseve të emigrantëve, mbështetjen e refugjatëve dhe ndihmën për vendet e origjinës.

Konferenca vjen në sfondin e emigrantëve që nisen nga Tunizia në Libi.

Papa Françesku, në meshën e së dielës, u bëri thirrje liderëve në Evropë dhe të Afrikë që të gjejnë një zgjidhje për mijëra njerëz që janë të bllokuar në kufijtë në Afrikën e Veriut.

Më shumë se 1900 emigrantë kanë vdekur ose janë zhdukur në Mesdhe këtë vit, duke e çuar totalin e të vdekurve dhe të zhdukurve që nga viti 2014 në mbi 27 mijë, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin. (Fatosi)