ShBA, mbi 400 ngjarje serioze me armë zjarri deri tani sivjet
2023-07-25 11:34:08

Foto:VCG

Banorë të hidhëruar në ceremoninë përkujtimore të viktimave në ngjarje me armë zjarr, 17 korrik 2023, Hampton, ShBA(Foto:VCG)

Rrjeti televiziv amerikan ABC njoftoi të hënën se, sipas të dhënave statistikore të organizatës joqeveritare "Gun Violence Archive", deri në fundjavën e kaluar, brenda këtij viti në ShBA kanë ndodhur mbi 400 ngjarje të rënda të përdorimit të armëve të zjarrit, me të paktën 4 të plagosur ose të vrarë secila, shifër kjo 9 % më e lartë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se korriku është muaji me më shumë dhunë nga armët e zjarrit, me 65 raste të rënda, në të cilat 81 veta humbën jetën.(Zhang Yan/Artan)