
Foto nga CFP
Shtatë kompani lider të inteligjencës artificiale janë zotuar të menaxhojnë rreziqet e paraqitura nga teknologjia, njoftoi Shtëpia e Bardhë, citon “RTSH”.
Kjo do të përfshijë testimin e sigurisë së inteligjencës artificiale dhe bërjen publike të rezultateve të këtyre testeve.
Përfaqësues nga “Amazon”, “Anthropic”, “Google”, “Meta”, “Microsoft” dhe “OpenAI” iu bashkuan presidentit amerikan Joe Biden për të bërë njoftimin.
Ritmi me të cilin kompanitë kanë zhvilluar mjetet e tyre ka shkaktuar frikë për përhapjen e dezinformatave, veçanërisht në prag të zgjedhjeve presidenciale të 2024 në SHBA.
“Ne duhet të jemi vigjilentë në lidhje me kërcënimet që dalin nga teknologjitë në zhvillim që mund të paraqesin për demokracinë dhe vlerat tona”, tha presidenti Biden. (Fatosi)
