Xinjiang, zhvillohet me sukses Konferenca Ndërkombëtare mbi Komunikimin në Internet
2023-07-25 13:00:08

Të dielën u zhvillua me sukses në qytetin Karamaj të Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit Konferenca Ndërkombëtare mbi Komunikimin në Internet “Përshëndetje, Rrugë e Mëndafshit!” Në këtë konferencë, ekspertë, studiues, gazetarë dhe influencues në internet nga Kina, Kirgizistani, Bangladeshi, Tajlanda, Turqia, Vietnami, Kolumbia etj., shkëmbyen mendime mbi temat përkatëse.

Mederbek Shermetaliev, drejtori i agjencisë së lajmeve kirgistan Kabar mban fjalim të rastit në konferencë

Në fjalimin e rastit, drejtori i Departamentit të Publicitetit të Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit, Wang Jianxin, ftoi më shumë punonjës mediatikë dhe influencues të vendeve të tjera të bëjnë vizita, për të njohur nga afër dhe për të raportuar mbi bukuritë e Xinjiang-ut.

Konferenca është pjesë e serisë së veprimtarive të shkëmbimeve mediatike “Përshëndetje, Rrugë e Mëndafshit”, që filluan më 18 korrik. Në fazën e parë, pjesëmarrësit nga sektori i medias bënë një vizitë pesëditore në pika turistike, teknologjike dhe ekonomike të qytetit Karamaj.