CFP
Në gjysmën e parë të vitit, krijuesi i “Microsoft”-it Bill Gates, kryeekzekutivi i “Apple”- it Tim Cook, kryeekzekutivi i “Tesla”-s Elon Musk dhe shumë sipërmarrës të njohur të botës vizituan në mënyrë intensive Kinën. Për ta, investimi në Kinë simbolizon investim për të ardhmen.
Anëtari i Bordit Menaxhues të Grupit BMW, Milan Nedeljkoviç, tha:
Modernizimi i Kinës është rruga e drejtë, që do t'u krijojë raste të reja investitorëve për të bërë investime në Kinë. Kjo është me rëndësi dhe me interes global.
Kryeekzekutivi i kompanisë “Siemens Healthineers” Bernd Montag tha:
Jemi shumë, shumë të gëzuar për talentet që gjejmë këtu, për shpirtin e inovacionit, por edhe për furnizuesit, për partnerët e bashkëpunimit. Prandaj, ka shumë arsye përse jemi këtu (në Kinë).
Profesori i asociuar i historisë në Universitetin Kombëtar “Taras Shevchenko” të Kievit në Ukrainë, Volodymyr Urusov, tha:
Nga janari deri në maj të këtij viti u formuan 18 532 sipërmarrje të reja me investime të huaja, 38.3 % më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në pesë muajt e parë të këtij viti, përdorimi real i kapitaleve të huaja në sektorin e teknologjisë së lartë në Kinë u rrit me 30.8 %.
Investimet nga Franca, Britania, Kanadaja dhe Japonia në Kinë u shtuan përkatësisht 429.7 %, 179.2 %, 170.1 % dhe 63.3 %.
Shumë ndërmarrje të huaja kanë besim të plotë për perspektivën e zhvillimit ekonomik të Kinës dhe kanë shfaqur vullnetin e depërtimit të thellë në tregun kinez dhe të investimeve në Kinë.
Por, në ndryshim nga logjika e ndërvarësisë dhe e zhvillimit të përbashkët të ekonomisë globale, disa politikanë perëndimorë abuzojnë me konceptin e "sigurisë kombëtare" dhe pengojnë zinxhirin industrial dhe furnizues global. Ish-presidenti amerikan Donald Trump foli mbi "çglobalizimin" dhe "teorinë e shkëputjes", kurse presidenti i tanishëm Joseph Biden për "desinicizimin". Kohët e fundit, politikanët perëndimorë krijuan fjalën e re "çrrezikim".
Kryetari i Shoqatës së Biznesit Austriako-Kineze, avokati i njohur Georg Zanger, vëren:
Masat e kufizimit dhe "çrrezikimi" të çdo formë ndaj vendeve të tjera nuk kanë bazë ligjore. Përkundrazi, rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë i ndalojnë këto veprime.
Në fakt, kjo fjalë e re është vetëm një formë e ndryshme e shprehjes së të njëjtës gjë. Në thelb, "çrrezikimi" dhe "shkëputja" kanë kuptime të njëjta.
CFP
Komentuesi i njohur amerikan Einar Tangen tha:
"Shkëputja" dhe "çrrezikimi" janë si Tweedle Dee dhe Tweedle Dum te “Liza në Botën e Çudirave”. Nuk mund t’i dalloni nga njëri-tjetri. Duke folur në mënyrë cinike, "shkëputja" dhe "çrrezikimi" janë vetëm ingranazhe në skemën e gjatë të marrëdhënieve publike të Uashington-it. Uashingtoni përsërit informacionet e rreme mbi Kinën, derisa njerëzit t’i besojnë, si pjesë e përpjekjeve për të bindur botën se paqja varet nga hegjemonia e vazhdueshme politike, ekonomike dhe ushtarake e Amerikës.
Kryetari i Shoqatës së Nxitjes së Rrugës së Re të Mëndafshit të Italisë, Francesco Maringiò, theksoi:
Diskutimet mbi shkëputjen ose "çrrezikimin" janë të pandërprera. ShBA-ja shpreson ta nxitë me forcë "çrrezikimin". Ajo dëshiron ta tërheqë edhe Evropën në këtë gjë. Kina nuk është "rrezik" për ekonominë botërore, por pjesëmarrëse dhe kontribuese aktive. Në dhjetë vjetët e fundit, kontributi i rritjes së ekonomisë kineze ka zënë mesatarisht mbi 30 % të rritjes së ekonomisë botërore, duke u bërë forca kryesore nxitëse e rritjes ekonomike botërore. Politikanët amerikanë kanë përhapur "teorinë e rrezikut të Kinës", me qëllimin e vërtetë të goditjes dhe frenimit të Kinës, për ta izoluar Kinën prej ekonomisë botërore.
Ish-presidenti i Sllovenisë Danilo Turk tha:
Nuk jam i sigurt se Kina përbën një rrezik të madh për BE-në. Kujtoj se para një kohe jo të gjatë, e gjithë puna dhe bashkëpunimi në fushat e teknologjisë së lartë shikohej si me përfitime reciproke. Tani, papritur, njerëzit fillojnë të flasin mbi rrezikun. Çfarë ka ndodhur? Unë besoj se kjo është, në një masë të madhe, përdorimi joracional i terminologjisë, i cili mund të ketë efekte të dëmshme.
CFP
Ministri i Jashtëm i Hungarisë Peter Szijjarto tha:
Nuk e kemi shikuar Kinën si një rrezik ose kërcënim. E kemi refuzuar gjithmonë këtë lloj veprimi në Evropë. Prandaj, s'mund ta kuptojmë përse ata flasin mbi shkëputjen ose çrrezikimin, meqenëse, nëse nuk ka rrezik, nuk ka nevojë që të "çrrezikosh". (Xu Guang)