Kinë: Çmimet e shtëpive ulen pak në qershor
2023-07-25 20:48:49

CFP

CFP

Më pak qytete kineze raportuan rritje mujore të çmimeve të shtëpive në qershor, treguan të dhënat zyrtare të publikuara të shtunën.

Sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave, 31 ndër 70 qytetet e mëdha dhe të mesme patën një rritje të çmimeve të shtëpive të reja mbi baza mujore në qershor, nga 46 që ishte shifra në maj. Në të njëjtën kohë, 7 qytete patën çmime më të larta të shtëpive të rishitura, duke pasur ulje nga shifra 15 në muajin e mëparshëm.

Çmimet e shtëpive të reja në katër qytetet e nivelit të parë:  Pekin, Shangai, Shenzhen dhe Guangzhou, qëndruan të pandryshuara në qershor, në krahasim me rritjen 0.1 % në maj.

Një prirje për mosndryshim në çmimet e shtëpive të reja është vërejtur edhe në 31 qytetet e nivelit të dytë, kurse 35 qytete të nivelit të tretë regjistruan një ulje prej 0.1 %.

Tregu i shtëpive të vjetra shfaqi një rënie të mëtejshme të përgjithshme, me çmimet që u ulën në qershor 0.7 % në qytetet e nivelit të parë dhe 0.4 % në qytetet e nivelit të dytë e atij të tretë krahasuar me muajin pararendës. (Xu Guang)