Liza Franketin, gruaja e parë në krye të Marinës amerikane
2023-07-24 17:57:57

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Presidenti amerikan Xho Biden ka emëruar Lisa Franketin për të qenë në krye të Marinës së SHBA-së, hera e parë që një grua është emëruar në krye të një dege të ushtrisë, njofton “RTSH”. 

Franketi, ish-drejtoreshë e flotës së gjashtë amerikane dhe Forcave Detare në Korenë e Jugut, ka shërbyer gjithashtu edhe si komandante e avionmbajtëseve të sulmit.

Që ajo të zyrtarizohet duhet të marrë edhe miratimin e Senatit.

Veterania 38-vjeçare është e dyta grua që ka arritur të ketë rangun e një admirali me katër yje.

Në një deklaratë, presidenti Biden vlerësoi atë që e quajti ekspertizë e zgjeruar e Franketit si në fushën operacionale ashtu edhe ato të politikave ushtarke.

Sipas mediave amerikane, Franketi nuk ishte zgjedhja e parë e sekretarit të Mbrojtjes Lloid Austin. Ai kishte rekomanduar Samuel Paparon për të qenë shefi i ardhshëm i Marinës, por ai u ngrit në detyrë nga presidenti Biden, duke u emëruar komandant i Forcave Ushtrake amerikane në Paqësor.  (Fatosi)