
Foto:VCG
Në uebsajtin e agjencisë amerikane të lajmeve "Bloomberg" u publikua ditët e fundit një artikull me titullin “Prodhuesit e mikroçipave kanë të drejtë, 'shkëputja prej Kinës' do të kthehet në bumerang”.
Sipas artikullit, ditët e fundit, menaxherë të lartë të kompanive të prodhimit të mikroçipave vajtën në Uashington për ta këshilluar administratën e Bidenit të tregojë vetëpërmbajtje në vendosjen e kufizimeve ndaj biznesit të tyre me Kinën. Sipas artikullit, këto paralajmërime janë të drejta, sepse vendosja e kufizimeve të tjera për shitjen e mikroçipave Kinës do të nxisë me siguri reagimin e palës kineze, duke krijuar tensione midis ShBA-së dhe aleatëve të saj të prodhimit të mikroçipave. Për më keq, këto kufizime mund të minojnë realizimin e objektivit afatgjatë të Uashingtonit për të nxitur prodhimin e mikroçipave brenda vendit.
