Nga sulmet ruse në Odesa ka viktima e të plagosur, dëmtohet edhe katedralja
2023-07-24 17:48:19

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Të paktën një person është vrarë dhe 19 të tjerë janë plagosur në sulmet e reja me raketa ruse në qytetin port të Odesa-s, njofton “RTSH”.

Guvernatori rajonal Oleh Kiper tha se 14 persona u shtruan në spital nga shpërthimet, duke përfshirë katër fëmijë.

Katedralja historike u dëmtua rëndë nga shpërthimet.

Rusia ka nisur pothuajse sulme të vazhdueshme në Odesa qëkur u tërhoq nga marrëveshja e drithërave.

Administrata ushtarake e Odesës bëri të ditur se Katedralja e Shpërfytyrimit të Kishës Ortodokse Ukrainase (UOC) ishte dëmtuar rëndë.

Ndërtesa është kisha ortodokse më e madhe e Odesës dhe u shenjtërua në vitin 1809.

Ajo u shkatërrua nga ish-Bashkimi Sovjetik në vitin 1939 dhe u rindërtua në 2003-shin.  (Fatosi)