Luiza Gega shpallet kampione e Ballkanit dhe kualifikohet për në Lojërat Olimpike Paris 2024
2023-07-24 16:59:05
Atletja shqiptare Luiza Gega është shpallur kampione e Ballkanit dhe bëhet sportistja e parë shqiptare që ka fituar të drejtën për të qenë pjesë e Lojërave Olimpike Paris 2024, njofton Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.
Të shtunën në Kraljevo të Serbisë, Gega ka fituar garën e 3 mijë metrave me pengesa duke merituar medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik.
Koha e vendosur nga Gega ishte 9 minuta, 21 sekonda dhe 53 të qindtat.
Norma për të qenë pjesë e Lojërave Olimpike ishte koha poshtë 9 minuta 23 sekonda.
Pak javë më parë, Luiza Gega shkëlqeu në Lojërat Evropiane Ekipore që u zhvilluan në Poloni.
Në garën e 3 mijë metrave me pengesa, atletja shqiptare vendosi rekord të ri evropian me kohën 9 minuta 17 sekonda dhe 31 të qindtat. (Fatosi)
Lajmet Kryesore