Presidenti rus përplaset me Poloninë
2023-07-24 16:19:54

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Ambasadori rus në Poloni është thirrur në Ministrinë e Jashtme polake pas pretendimeve të presidentit Vladimir Putin se forcat polake synonin të rimerrnin territore në lindje të humbura gjatë ish-Bashkimit Sovjetik, ku përfshihej një pjesë e mirë e Ukrainës, por edhe tokë bjelloruse, njofton “RTSH”.

“Agresioni ndaj Bjellorusisë do të thotë agresion ndaj Federatës Ruse. Do të kundërpërgjigjemi me të gjitha mjetet që kemi në dispozicion”,- u shpreh Putin gjatë një takimi të Këshillit të Sigurisë, duke iu referuar vendimit të Polonisë për të ridislokuar njësi ushtarake në lindje të vendit, pranë kufirit me Bjellorusinë, pasi kjo e fundit vendosi të strehonte në territorin e saj luftëtarë të grupit paraushtark rus “Wagner”.

Ministri polak i Mbrojtjes mbrojti vendimin për ridislokimin e trupave në lindje, duke vënë theksin te raportimet se mercenarët e “Wagner”-it po ndërmerrnin stërvitje me ushtrinë bjelloruse.

“Trajnimi ose stërvitjet e përbashkëta të ushtrisë bjelloruse me grupin Wagner janë padyshim provokime”, deklaro Zbigniew Hoffmann, sekretar i Komitetit polak të Sigurisë Kombëtare. (Fatosi)