Viktima e të plagosur nga shpërthimi i një tubacioni në një qendër tregtare në Moskë
2023-07-24 17:18:37

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Të paktën katër persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë u plagosën të dielën kur një tub i ujit të nxehtë shpërtheu në një qendër tregtare në perëndim të Moskës, njofton “Panorama”.

Sipas mediave të huaja, lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku i qytetit, Sergei Sobyanin, përmes një njoftimi, i cili theksoi se disa nga të plagosurit kishin pësuar djegie dhe se shërbimet e urgjencës ishin në vendngjarje.

Pamjet nga videot tregojnë ndërtesën të përmbytur.

“Ne po ofrojmë ndihmë mjekësore për të gjitha viktimat”, theksoi kryebashkiaku i Moskës.

Qendra tregtare “Vremena Goda” filloi të funksionojë në vitin 2007 dhe ka mbi 150 dyqane. (Fatosi)