Ambasada kineze në Japoni kundërshton zgjerimin e NATO-s në Azi-Paqësor
2023-07-24 17:50:01

CFP

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg (R) mirëpret Kryeministrin e Japonisë Fumio Kishida gjatë Samitit të NATO-s në Vilnius, Lituani, më 12 korrik 2023./CFP

Ambasada kineze në Japoni dënoi të hënën Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) për ndërhyrjen e saj të shpeshtë në çështjet e Azi-Paqësorit dhe shprehu shpresën se Japonia, në ndërveprimin e saj me NATO-n, do të shmangë veprimet që dëmtojnë besimin ndërmjet vendeve të rajonit.

Sipas një deklarate të publikuar në uebsajtin e ambasadës kineze, NATO-ja ka vazhduar së fundmi të ndërhyjë në çështjet e Azi-Paqësorit, duke nxitur kundërvënien në mes të kampeve dhe duke shkaktuar shqetësim ndër vendet e rajonit.

Ambasada shprehu gjithashtu kundërshtim të fortë ndaj retorikës provokuese të NATO-s që kishte si objektiv Kinën gjatë samitit të vet të përfunduar kohët e fundit në Vilnius, duke thënë se Alenca u përpoq përsëri të rritë tensionet dhe të nxisë kundërvënien.

Duhet të theksohet se lëvizja e NATO-s drejt Lindjes në rajonin e Azi-Paqësorit shkon përtej sferës së vetëmbrojtjes kolektive të lejuar sipas Kartës së OKB-së, shkel dispozitat e Kartës së OKB-së mbi marrëveshjet rajonale dhe cenon qëllimin e zhvillimit të marrëdhënieve miqësore ndërmjet vendeve, tha zëdhënësi i ambasadës në deklaratë.

Sipas tij, kjo lëvizje e NATO-s është një faktor destabilizues për sigurinë rajonale, e madje edhe globale.

Vendet e Azi-Paqësorit nuk e mirëpresin "Azi-Paqësorizimin e NATO-s" dhe ky rajon nuk ka nevojë për një "version të Azi-Paqësorit të NATO-s," theksoi zëdhënësi.