Presidenti Putin: Çdo agresion kundër Bjellorusisë është sulm ndaj Rusisë
2023-07-23 16:19:12

Presidenti rus, Vladimir Putin, akuzoi Poloninë, një anëtare e NATO-s, se ka ambicie territoriale në ish-Bashkimin Sovjetik.

Putin deklaroi se çdo agresion kundër Bjellorusisë do të konsiderohet sulm ndaj Rusisë. Ai theksoi se Rusia do ta mbronte shtetin fqinj me të gjitha mjetet që ka në dispozicion, shkruan “Panorama”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Komiteti polak i Sigurisë vendosi të dërgojë disa njësi ushtarake në lindje të Polonisë, pasi anëtarë të grupit mercenar rus Wagner kanë arritur në Bjellorusi, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve “PAP”, duke cituar sekretarin e komitetit.

Të mërkurën, shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, është parë në një video duke i mirëpritur luftëtarët e tij në Bjellorusi, duke u thënë se nuk do të marrin më pjesë në konfliktin në Ukrainë, por do të përgatiten për Afrikë teksa stërvitin ushtrinë bjelloruse.

Prigozhin ka thënë se Wagner-i, i cili ka zhvilluar luftë të ashpër në qytetin ukrainas të Bahmutit, është forca luftarake më efektive e Rusisë.

Por, përplasjet e shpeshta me udhëheqjen ushtarake në Rusi rezultuar në nisjen e një rebelimi nga ana e tij, katër javë më parë. (Irma)