Dokumentet e klasifikuara/ Gjyqi ndaj Trump do të mbahet në maj 2024
2023-07-23 16:13:40

Një gjykatë federale e ka caktuar gjyqin ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump, për keqmenaxhim të dokumenteve të klasifikuara, për në maj 2024.

Trump ka dëshiruar që gjyqi të shtyhet pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024. Por, ky rast i profilit të lartë do të nisë teksa fushata zgjedhore do të jetë plotësisht aktive, raporton “Panorama”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Trump përballet me akuza serioze për ruajtjen e të dhënave të ndjeshme në shtëpinë e tij në Mar-a-Lago. Prokurorët kanë thënë se Trump i ka mbajtur ilegalisht dokumentet e klasifikuara në shtëpinë e tij, pasi është larguar nga Shtëpia e Bardhë, dhe ka penguar përpjekjet e qeverisë për t’i rikthyer ato.

Gjyqtarja Aileen Cannon, e emëruar nga Trumpi, ka thënë se gjyqi dyjavor do të zhvilohet në Florida. (Irma)