Rita Ora (Foto nga instagrami)
Rita Ora kryeson listën e albumeve më të mira të momentit në Evropë, duke u renditur e para me “You & I”. Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka publikuar albumin e saj të tretë “You & I”. Albumi përmban 12 këngë të reja dhe shumë shpejt është kthyer në një prej albumeve më të pëlqyera në audiencën ndërkombëtare. “You & I” renditet si albumi më i dëgjuar dhe më i shituar në platformën iTunes, në Evropë, ndërkohë është i dyti më i dëgjuar dhe i shituri në nivel global.
Lajmin e ka bërë të ditur artistja 32-vjeçare me origjinë hqiptare Rita Ora me rishpërndarjen e një njoftimi të Wolrd Music Awards në Twitter. “Rita Ora mbërrin në vendin e parë në Listën e Albumeve Evropiane dhe nga vendi i 39-të kalon në vendin e dytë në listën e albumeve më të dëgjuara botërore me albumin e saj të tretë, ‘You & I’, për të cilin kritikët thonë se është më i miri ndonjëherë në karrierën e saj artistike. “You & I” është një album shumë personal për Ritën, me këngë që janë frymëzuar nga jeta private, të cilin Rita e ka përshkruar si një ditar personal të viteve të fundit. (Sava Lena)