Kina dhe Kenia janë të gatshme të thellojnë bashkëpunimin e nismës “Një brez, një rrugë”
2023-07-23 17:03:15

Diplomati i lartë kinez Wang Yi u takua të shtunën me presidentin kenian William Ruto në Nairobi. Wang, drejtor i Zyrës së Komisionit të Punëve të Jashtme të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (CPC), vuri në dukje se që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike 6 dekada më parë, Kina dhe Kenia e kanë trajtuar njëra-tjetrën si të barabartë, kanë mbështetur dy vendet respektive dhe janë përpjekur së bashku për rigjallërimin.

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Kina u kushton rëndësi marrëdhënieve me Kenian nga një perspektivë strategjike dhe është e gatshme të punojë me këtë vend, për ta konsideruar 60-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike si një pikënisje të re. Sipas Wang të dy vendet do përafrojnë strategjitë e tyre të rigjallërimit me fokus zhvillimin e bashkëpunimin dhe për të shtyrë partneritetin e tyre gjithëpërfshirës strategjik bashkëpunues në një nivel të ri në epokën e re.

Kina është e gatshme të promovojë në mënyrë aktive bashkëpunimin me Kenian në hekurudha, autostrada, aviacion, informacion dhe fusha të tjera, duke nxitur avancimin e bashkëpunimit të nismës “Një brez, një rrugë”, Nismën e Zhvillimit Global dhe "Nëntë programet" e Forumit për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë, për të ndihmuar Kenian që të rrisë zhvillimin e saj ekonomik e social dhe të promovojë integrimin rajonal në Afrikë, tha diplomati i lartë kinez.

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Duke vënë në dukje se marrëdhëniet Kenia-Kinë janë zhvilluar pa probleme që nga vendosja e lidhjeve diplomatike, presidenti kenian Ruto tha se forcimi i bashkëpunimit miqësor me Kinën është bërë një konsensus i përbashkët në të gjitha qarqet e vendit të tij. Kenia është e përkushtuar për thellimin e partneritetit gjithëpërfshirës strategjik bashkëpunues me Kinën dhe është e gatshme të forcojë shkëmbimet ndërpartiake, të thellojë bashkëpunimin në fusha të tilla si hekurudha, autostrada, ruajtja e ujit, aviacioni dhe energjia e rinovueshme në kuadrin e bashkëpunimit të nismës “Një brez, një rrugë” dhe Forumit për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë, në mënyrë që të promovojë lidhjen dhe integrimin rajonal në Afrikë dhe arritur rezultate me përfitime të ndërsjella, tha Ruto.

Presidenti kenian tha gjithashtu se vendi i tij mbështet dhe do të marrë pjesë në mënyrë aktive në Nismën e Zhvillimit Global, të propozuar nga Kina. (Li Huailiang/Edmond)