Ashtu siç ishte planifikuar më 20 korrik Ricky Martin performoi në Sheshin “Skëndebej”. Ishte vetë këngëtari latin i cili e konfirmoi ardhjen e tij dy ditë përpara koncertit në Shqipëri me anë të një postimi në Instastory. Ricky Martin njihet për këngë shumë të famshme, ndër të cilat “La Copa de la Vida”, “Canción Bonita”, “Adrenalina”, etj të cilat këndohen në gjithë botën, e tashmë patëm mundësinë t’i dëgjonim live në sheshin “Skënderbej”. Për artistin kjo është hera e parë që performoi në Tiranë, por para koncertit theksoi se: “Kjo është hera ime e parë këtu, por nuk do jetë e fundit! Duhet ë rikthehem për shumë gjatë, ju premtoj që do jem këtu. Duhet të jeni krenarë për vendin tuaj”. Artisti interpretoi hitet e tij muzikore nën shoqërinë e Orkestrës Simfonike të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. (Sava Lena)