SHBA-ja kërkon identifikimin e përmbajtjes së krijuar nga inteligjenca artificiale
2023-07-23 15:49:58

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kompanitë amerikane në krye të inteligjencës artificiale janë të përkushtuara për ta bërë këtë teknologji më të sigurt dhe më transparente, veçanërisht duke punuar në sistemet për shënimin e përmbajtjes së krijuar me inteligjencën artificiale dhe për të zvogëluar kështu rrezikun e mashtrimit dhe dezinformimit.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se shtatë kompani – Amazon, Anthropic, Google, Inflection, Meta, Microsoft dhe OpenAI – kanë rënë dakord të respektojnë disa parime në zhvillimin e inteligjencës artificiale, shkruan “ATSH”.

Ato premtuan se do të testonin programet e tyre kompjuterike brenda dhe jashtë para fillimit të tyre, për të investuar në sigurinë kibernetike dhe për të ndarë informacionin përkatës në lidhje me mjetet e tyre, përfshirë të metat e mundshme, me autoritetet dhe studiuesit.

Fotografitë e rreme dhe montazhet e avancuara kanë qarkulluar për vite me radhë, por inteligjenca artificiale gjeneruese, e aftë për të prodhuar tekst dhe imazhe me kërkesë të thjeshtë në gjuhën e përditshme, ngre frikën për një rritje të përmbajtjes false në internet. Këto mund të përdoren për të prodhuar mashtrime ultra të besueshme apo edhe për të manipuluar opinionin publik.

Deri më tani, kompanitë kryesore në fjalë kanë hezituar të shtojnë nota të tilla në përmbajtjen e krijuar me programet e tyre.

Në maj, Shtëpia e Bardhë këmbënguli në detyrën morale të kompanive të inteligjencës artificiale për të garantuar sigurinë e produkteve të tyre. (Irma)