Tornadoja godet fabrikën e Pfizer-it në SHBA
2023-07-23 16:23:28

Foto nga VCG
Disa shtete në SHBA janë prekur nga tornado të fuqishme, që kanë shkaktuar dëme të mëdha.
Një e tillë në Karolinën e Veriut dëmtoi rëndë një fabrikë të kompanisë famaceutike “Pfizer”, raporton “RTSH”.

Foto nga VCG
Tornadoja ka shkatërruar tërrsisht çatinë e ndërtesës dhe mbeturinat e godinës janë përhapur në zonat përreth. Fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Fabrika në Rocky Mount ku punojnë mbi 4500 punëtorë është një nga objektet më të mëdha në botë për prodhimin e injeksioneve sterile dhe bllokuesve neuromuskular.
Një zëdhënës i kompanisë tha se prodhuesi i barnave po vlerësonte situatën për të përcaktuar ndikimin në prodhim, pasi ishin shkatërruar mijëra medikante. (Irma)
Lajmet Kryesore
