Bota sot po përballet me ndryshime të mëdha, të papara në një shekull, dhe marrëdhëniet e shëndetshme mes Kinës dhe ShBA-së mund t’i japin botës më shumë qendrueshmëri. Sipas një sondazhi të bërë nga CGTN-ja për përdoruesit globalë të internetit, 78.7 për qind e intervistuarve besojnë se marrëdhëniet e shëndetshme Kinë-ShBA janë kritike për përmirësimin e qeverisjes globale.
Foto nga VCG
Përqindja e të anketuarve që kanë të njëjtin mendim është rritur me 2.6 për qind në pesë muajt e fundit, pasi përdoruesit e internetit në mbarë botën i kërkojnë fuqishëm Kinës dhe ShBA-së që të kthehen në rrugën e zhvillimit racional dhe të shëndetshëm. "Kina dhe ShBA-ja kanë disa dallime, por ato kanë gjithashtu kanë shumë ngjashmëri dhe qëllime të përbashkëta." - tha një i anketuar. Një total prej 75.9 për qind e të anketuarve kanë të njëjtën pikëpamje dhe besojnë se interesat e përbashkëta të Kinës dhe ShBA-së i tejkalojnë dallimet e tyre.
Rreth 78.7 për qind e të anketuarve besojnë se miqësia dhe bashkëpunimi mes dy vendeve do të kontribuonin në përmirësimin e qeverisjes globale. Të tjerë thonë se çështja më e rëndësishme është ruajtja e dialogut dhe komunikimit, duke shtuar se "komunikimi i mirë është baza për të mbajtur marrëdhënie të shëndetshme".
Aktualisht, konfigurimi ndërkombëtar ka pësuar ndryshime të mëdha dhe marrëdhëniet midis Kinës dhe ShBA-së janë sërish në udhëkryq. Deri në 89.1 për qind e të anketuarve në sondazh besojnë se zhvillimi i marrëdhënieve Kinë-ShBA duhet të bazohet në respektin reciprok për interesat thelbësore të njëri-tjetrit. Kjo shifër paraqet një kapërcim të dukshëm nga pesë muaj më parë, me një rritje prej 28.5 pikë përqindjeje. Shumica e të anketuarve pajtohen se respekti i ndërsjellë, bashkëjetesa paqësore dhe bashkëpunimi me përfitime reciproke janë rrugët e duhura për marrëdhënet Kinë-ShBA.
Përveç kësaj, 83.7 për qind e të anketuarve besojnë se marrëdhëniet Kinë-ShBA nuk janë një lojë ku fituesi i merr të gjitha dhe 81.9 për qind e të tyre mendojnë se Kina dhe ShBA-ja duhet t’i qasen dialogut në mënyrë racionale dhe pragmatike dhe, më e rëndësishmja, të zbatojnë rezultatet e komunikimit në veprime praktike. Shumica (70.1 për qind) e të anketuarve besojnë se njerëzit në Kinë dhe ShBA duhet të udhëtojnë dhe të komunikojnë më shumë mes tyre për të përmirësuar kuptimin për njëri-tjetrin, gjë që mund të ndihmojë në zhvillimin afatgjatë të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Sondazhi u publikua në platformat e gjuhës angleze, spanjolle, franceze, arabe dhe ruse të CGTN-së. Brenda 24 orëve, rreth 60 mijë përdorues globalë të internetit votuan në sondazh. (Li Huailiang/Edmond)