Abdelmadjid Tebboune: Kina është partnerja dhe mikja më e rëndësishme e Algjerisë
2023-07-22 15:29:47

Në kuadrin e 65-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Algjerisë, presidenti algjerian Abdelmadjid Tebboune bëri një vizitë në Pekin nga data 17 deri më 21 korrik, i ftuar nga homologu i tij kinez, Xi Jinping. Në një intervistë të dhënë për Grupin Mediatik të Kinës, kreu i shtetit algjerian theksoi se Kina është partnerja dhe mikja më e rëndësishme e vendit të tij. 

Foto:CMG

Foto:CMG

Në intervistë, z. Tebboune u shpreh se gjatë dekadave të fundit, Kina me përpjekje të vazhdueshme u bë ekonomia e dytë më e madhe në botë, duke marshuar në një rrugë të re dhe luajtur një rol të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare. “Këto nuk janë komplimente, por përshkrim për të vërtetën rreth Kinës. Algjeria dhe Kina kanë histori të ngjashme, pra, zhvillimi nisi nga zero. Për mbi 130 vjet, vendi ynë jetonte në kushte koloniale. Por, vendet miqësore si Kina na kanë ndihmuar të ndjekim rrugën e zhvillimit pas realizimit të çlirimit kombëtar.” - tha presidenti algjerian.

Sipas tij, Algjeria ka shumë dëshirë t’i zhvillojë më tej marrëdhëniet me Kinën, sepse Kina i respekton vendet e tjera pa përdorur “diktat politik”. “Në marrëdhëniet e saj me botën e jashtme, Kina nuk imponon vullnetin e saj politik mbi të tjerët, nuk shton asnjë kusht politik, duke i trajtuar vendet e ndryshme, pavarësisht të mëdha apo të vogla, në mënyrë të barabartë. Prandaj, ne jemi të gatshëm të nxisin më tej bashkëpunim gjithëpërfshirës me Kinën, si në fushën ekonomiko-tregtare, ashtu edhe në drejtime të tjera, si infrastrukturë, arsim, mjekësi, kualifikim etj. Të gjithë sektorët tanë janë të hapura ndaj Kinës.” -  theksoi z. Tebboune, duke shtuar se mirëprit më shumë investime kineze në vendin e tij.

Foto:CMG

Foto:CMG

Sipas tij, që nga viti i krijimit të Republikës Demokratike Popullore të Algjerisë në vitin 1963, mjekët kinezë ishin të parët që dhanë ndihmë mjekësore, pavarësisht se Kina ishte ende në një fazë fillestare zhvillimi ekonomik. “Ata që ofrojnë ndihma në nevojë janë miq të vërtetë, për këtë jemi shumë të qartë. Gjithashtu, ne dëshirojmë që së bashku me Kinën të japim më shumë kontribute për çështjen mjekësore të Afrikës.” - tha presidenti algjerian.

Në intervistë, ai vlerësoi kontributet e Kinës edhe për koordinimin e paqes në Lindjen e Mesme, Nismën e Zhvillimit Global, atë të Sigurisë Globale dhe Qytetërimit Global, duke shprehur gatshmërinë për të marrë pjesë në ndërtimin e një komuniteti me fate të përbashkëta Kinë-Vende Arabe dhe dëshirën për t’u anëtarësuar në mekanizmin e BRICS-it. (Zhang Yan/Edmond)