Kina bën thirrje për rifillimin sa më parë të eksporteve të grurit nga Rusia dhe Ukraina
2023-07-22 15:37:25

 Foto:VCG

Geng Shuang, zv.përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB(Foto:VCG)

Kina bën thirrje për një rifillim sa më parë të eksporteve të grurit dhe plehrave kimike nga Rusia dhe Ukraina, tha të premten Geng Shuang, zv.përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara (OKB), në një mbledhje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Nisma e grurit të Detit të Zi dhe memorandumi i mirëkuptimit për eksportet e ushqimit dhe plehrave kimike të Federatës Ruse kanë një rëndësi të madhe për ruajtjen e furnizimit global të ushqimit dhe stabilizimin e tregut përkatës botëror, të cilat duhet të zbatohen në mënyrë të ekuilibruar, gjithëpërfshirëse dhe efektive, duke marrë parasysh shqetësimet e ligjshme të palëve të përfshira, tha z. Geng.

Foto:VCG

Foto:VCG

Kina shpreson që palët e interesuara të punojnë së bashku me agjencitë përkatëse të OKB-së, të forcojnë dialogun dhe konsultimin, t'i përmbahen parimit të përfitimit të ndërsjellë, të kërkojnë një zgjidhje të ekuilibruar dhe të rifillojnë sa më parë eksportin e grurit dhe plehrave kimike nga Rusia, nisur nga situata e përgjithshme e ruajtjes së sigurimit ushqimor ndërkombëtar, veçanërisht për lehtësimin e krizave ushqimore në vendet në zhvillim.

Kina u bën thirrje palëve të përfshira të qëndrojnë të qeta dhe të vetëpërmbahen, të respektojnë rreptësisht ligjin ndërkombëtar humanitar, të shmangin sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile dhe të bëjnë çdo përpjekje për të frenuar zgjerimin e konfliktit dhe për të parandaluar shkaktimin e një krize humanitare në një shkallë më të madhe, shtoi ai.(Zhang Yan/Edmond)