
Foto:VCG
Kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak, pësoi një goditje të fortë politike të premten, pasi votuesit refuzuan partinë e tij në zgjedhjet e pjesshme.
Laburistët fituan zgjedhjet, duke përmbysur një shumicë prej 20.137 votash, më e madhja që ka mundur ndonjëherë në një zgjedhje të pjesshme.
Rezultatet do ta vënë udhëheqjen e Sunak nën presion dhe do të sugjerojnë se qeveria e tij është në rrugën e duhur për një humbje elektorale në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, që priten vitin e ardhshëm, shkruan “CNN”, citon “RTSH”.
Sunak ka luftuar për të ndryshuar fatin e konservatorëve, por një sërë skandalesh dhe një ekonomi në rënie e kanë bërë partinë e tij jopopullore.
Rezultatet e zgjedhjeve tregojnë se Partia Laburiste e opozitës, nën udhëheqjen e Keir Starmer, është në rrugën e duhur për të fituar pushtetin kur Sunak të shpallë zgjedhjet e përgjithshme. (Irma)
