
Një protestues irakian në Bagdad(Foto:VCG)
Iraku ka dëbuar ambasadorin suedez disa orë pasi protestuesit irakianë sulmuan Ambasadën e Suedisë në Bagdad, të zemëruar nga djegia e kuranit në Stokholm, duke u ngjitur në muret e ndërtesës dhe duke i vënë flakën.
Kryeministri irakian, Mohammed Shia al-Sudani, tërhoqi të ngarkuarin me punë të vendit të tij në Suedi, si dhe pezulloi lejen e punës së kompanisë suedeze të telekomit “Ericsson” në tokën irakiane, bëjnë të ditur mediet vendase, përcjell “RTSH”.
Ambasada e Finlandës në Bagdad është ngjitur me atë suedeze, në një zonë të rrethuar nga mure. Ambasadori i Finlandës në Irak, Matti Lassila, deklaroi për mediet vendase se stafi i të dyja ambasadave u evakuuan një ditë para protestave dhe nuk u lënduan. (Irma)
