Inflacioni bazë i Eurozonës është rritur më shumë se ç’pritej
2023-07-21 15:52:28

CFP

CFP

Inflacioni bazë i Eurozonës u rrit më shumë nga sa ishte vlerësuar fillimisht në qershor, duke shtuar shanset për rritje të mëtejshme të normave përtej këtij muaji.  

Inflacioni bazë, duke përjashtuar energjinë, ushqimin, alkoolin dhe duhanin, u rrit më shumë se sa pritej në 5.5% nga 5.3% një muaj më parë, sipas të dhënave të Eurostat, përcjellë nga “ATSH”.  

Norma e qershorit u rishikua në rritje nga 5.4%. Sipas vlerësimeve, inflacioni total vjetor u ngadalësua në 5.5% në qershor, nga 6.1% në maj.  

Një vit më parë, inflacioni ishte 8.6%. Për më tepër, ky ishte niveli më i ulët që nga janari 2022.  

Në bazë mujore, indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit u rrit me 0.3% në muajin qershor, në përputhje me vlerësimin e shpejtë.  

Duke përmendur inflacionin e lartë, Banka Qendrore Evropiane ka rritur normat në çdo seancë politikash që nga korriku i vitit të kaluar, me një total prej 350 pikë bazë. (Elona)