
Kohët e fundit, politikanët amerikanë kanë trumbetuar të ashtuquajturin "çrrezikim", pra "shmangie e rrezikut", lidhur me Kinën. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i ShBA-së Jake Sullivan, ndërsa u shporeh se "çrrezikimi" nuk është "shkëputje", foli për strategjinë e ShBA-së për ngritjen e të ashtuquajturave "oborre të vogla me mure të larta" në fushat kryesore teknologjike. Në lidhje me këtë, revista amerikane "Foreign Affairs" botoi një artikull, ku thuhet se Shtetet e Bashkuara po nxitin konceptin e "çrrezikimit" në fakt për të kufizuar zhvillimin e Kinës në fushën e mikroçipave dhe lëndëve të para kryesore, dhe në të njëjtën kohë për të kufizuar ndikimin e tregut kinez në botë. I ashtuquajturi "çrrezikim” është thjesht një kurth delikat retorike, i cili nuk mund të fshehë thelbin e tij “shkëputës”.
