“Titaniku” rishfaqet në Paris, një ekspozitë me 260 objekte të nxjerra nga anija e mbytur
2023-07-21 16:49:21

Titaniku (Foto RTSH)

Titaniku (Foto RTSH)

Në Paris është hapur një ekspozitë kushtuar “Titanikut”, anijes oqeanike që u fundos në vitin 1912.

Në ekspozitë, kuriozët mund të shohin instrumente lundrimi, grepa peshkimi dhe enë kuzhine, orë apo stoli të ndryshme nga pasagjerët që gjendeshin në anije, shkruan “RTSH”.

Objektet janë nxjerrë nga anija e fundosur nga eksploruesi francez i detit të thellë, Henri-Paul Nargeolet, i cili ishte një nga pesë personat në bordin e nëndetëses turistike “Titan” që humbën jetën, pasi u zhytën për të vizituar rrënojat e “Titanikut” në mes të qershorit.

“Ekspozita, e cila u hap në kryeqytetin francez, ishte kryesisht rezultat i punës, zgjuarsisë dhe pasionit të Henri-Paul Nargeolet”,- tha producenti i aktivitetit Pascal Bernardin.

Nargeolet, 77 vjeç, pritej të merrte pjesë në hapjen e ekspozitës.

Ekspozita, e cila do të qëndrojë e hapur nga 18 korriku deri më 10 shtator, nis me një model më shumë se katër metra të anijes mitike.

Ajo paraqet rekreacionet e kabinave të anijes, shkallët madhështore dhe madje edhe atmosferën shtypëse të dhomës së saj të motorit. (Elona)