Rusia do t'i shikojë anijet që shkojnë drejt Ukrainës në Detin e Zi si transportuese të ngarkesave ushtarake
2023-07-21 16:16:41

Rusia do t'i konsiderojë të gjitha anijet që lundrojnë në ujërat e Detit të Zi drejt porteve të Ukrainës si transportues të mundshëm të ngarkesave ushtarake, bëri të ditur Ministria ruse e Mbrojtjes.  

CFP

CFP

“Për shkak të përfundimit të Nismës së Drithërave të Detit të Zi dhe shkurtimit të korridorit humanitar detar, të gjitha anijet drejt porteve ukrainase në Detin e Zi do të konsiderohen transportues potencialë të ngarkesave ushtarake”, thuhet në njoftimin e ministrisë, citon “Xinhua”.  

Në deklaratë bëhet e ditur se vendet, flamujt e të cilëve do të jenë në ato anije do të shihen si palë në konflikt nga ana ukrainase.  

Sipas njoftimit, një numër zonash në pjesët veriperëndimore dhe juglindore të ujërave ndërkombëtare të Detit të Zi janë shpallur përkohësisht të rrezikshme për lundrimin.  Rusia dhe Ukraina nënshkruan veçmas me Turqinë dhe Kombet e Bashkuara Nismën e Drithërave të Detit të Zi në Stamboll në korrik 2022, e cila lejoi Ukrainën të eksportonte drithërat dhe produktet e tjera bujqësore nga portet e saj të Detit të Zi.  

Rusia pezulloi pjesëmarrjen e saj në marrëveshje më 17 korrik 2023. (Elona)