"Wall Street Journal": Amerikanët nuk e besojnë më FBI-në
2023-07-21 12:59:44

CFP

CFP

Gazeta "Wall Street Journal" publikoi të mërkurën një artikull, ku thuhet se amerikanët nuk e besojnë dhe nuk e mbështetin më Byronë Federale të Hetimeve (FBI). Sipas artikullit, Byroja Federale e Hetimeve, si organi kryesor ligjzbatues në ShBA, ka humbur besueshmërinë dhe publiku ka mungesë besimi te ky organ. Ata mendojnë se krimet e shumta në qytete dhe vrasjet, si edhe rritja e numrit të të pastrehëve, janë rezultat i drejtpërdrejtë i dështimit të FBI-së në zbatimin e ligjit dhe administrim. Në të njëjtën kohë, qysh nga administrata e presidentit Trump, FBI-ja shfaqi një prirje politizimi, duke u bërë mjet i partisë në pushtet për të goditur të tjerët. Në artikull citohen të dhënat e një sondazhi të dhjetorit të vjetshëm, sipas të cilit 37 % e  amerikanëve kanë mendim pozitiv për Byronë Federale të Hetimeve, 15 pikë përqindjeje më pak në krahasim me vitin 2018.