Zelanda e Re, 3 të vdekur në një sulm
2023-07-20 19:46:15

foto: VCG
Pak para nisjes së Kupës së Botës për Femra të FIFA-s në Zelandën e Re, 3 persona janë vrarë dhe 6 të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë në një kantier ndërtimi në qytetin Auckland të Zelandës së Re.
Sipas mediave ndërkombëtare, ngjarja ka ndodhur në orën 07:22 në një kantier ndërtimi në zonën qendrore të Auckland, disa orë përpara se të niste ceremonia hapëse e Kupës së Botës për Femra.
Policia ka bërë të ditur se dy persona mbetën të vrarë nga sulmi me armë, ndërsa gjashtë të tjerë, përfshirë oficerë policie, u plagosën.
Nuk ishte menjëherë e qartë nëse autori i sulmit vdiq nga zjarri i policisë apo nëse ai kishte vrarë veten.
Kryeministri i Zelandës së Re, Chris Hipkins tha se kampionati do të mbahet sipas planifikimit.
Lajmet Kryesore
