Greqia në flakë, zjarri në ishullin Rodos del jashtë kontrollit
2023-07-20 16:52:13

Rodosi ne flake (Foto Panorama)
Greqia prej disa ditësh po përballet me situatë alarmante si pasojë e zjarreve. Flakët kanë përfshirë edhe ishullin e Rodosit, ku, sipas medieve lokale, banorët e tre fshatrave janë evakuuar pasi vatrat e zjarrit kanë dalë jashtë kontrollit, përcjell “Panorama”.
Banorët e evakuuar janë nga fshatrat Eleousa, Salakou, Dimylia, ku dhe ndodhet një hotel turistik.
Zjarri i nisur nga Apollo, u orientua në drejtim perëndimor nga Attavyros në zonën e Salakos dhe po djeg pyjet me pisha, ndërsa janë bllokuar rrugët nga Embona në Agios Isidoros dhe nga Apollona dhe Salakos në Embona. (Elona)
Lajmet Kryesore
