ShBA, 221 ngjarje të shtënash me armë ndaj fëmijëve deri tani këtë vit
2023-07-20 15:56:13

Foto nga CFP
Rrjeti televiziv amerikan ABC njoftoi të mërkurën që departamenti i sigurisë publike i kontesë San Diego të shtetit amerikan Kalifornia u shpreh se, të hënën, një fëmijë 3 vjeç vrau aksidentalisht me armë në shtëpi motrën e vet 1-vjeçare.
Sipas statistikave të organizatave joqeveritare, këtë vit deri më 15 korrik, në ShBA kanë ndodhur të paktën 221 ngjarje të shtënash me armë ndaj fëmijëve, duke shkaktuar 78 të vdekur e 151 të plagosur. (Fani)
Lajmet Kryesore
