Ornamenti i artë i Diellit dhe Zogjve të Pavdekshëm nga Rrënoja Jinsha në Chengdu të provincës Sichuan të Kinës Jugperëndimore/ Xinhua
Stafeta e pishtarit të Universiadës së 31-të Universitare Botërore ka tërhequr shumë studentë në kampuset e universiteteve dhe kolegjeve në Chengdu, shumë prej të cilëve janë magjepsur nga dizajni i rrallë i tij. Ai jo vetëm integron katër ngjyrat e përshkallëzuara, të kuqen e gjallë, të verdhën me diell, blunë e qetë të liqenit dhe jeshilen e nefritit të pasur, por pishtari i Universiadës Chengdu mbart edhe një kuptim unik. Ai mishëron imazhin e një ornamenti të artë të Diellit dhe Zogjve të Pavdekshëm, një nga thesaret e lashta të vlerësuara të Kinës, zbuluar më 2001-in nga Rrënoja Jinsha, epiqendra e mbretërisë së lashtë Shu.
Rrënoja Jinsha ka një histori prej afro 3 mijë vitesh. Dikur aty ishte kryeqyteti i lashtë i mbretërisë Shu, konsideruar si djepi i qytetërimit të lashtë kinez, vendosur përgjatë rrjedhës së sipërme të lumit Jance.Simboli i trashëgimisë kulturore kineze
I vendosur në sallën e ekspozitës në Muzeun e Rënojës Jinsha, ornamenti i Diellit dhe Zogjve të pavdekshëm është një zbulim kyç arkeologjik. Ky ornament i artë ka dy shtresa: rrethi i brendshëm formohet me 12 shtojca dhëmbësh në formë harku, ndërsa rrethohet nga katër zogj fluturues të lidhur kokë me bisht në drejtim të kundërt me akrepat e orës. Gjatë një dite të kthjellët, rrezet e diellit projektojnë në mënyrë elegante kërcimin e Diellit dhe të Zogjve të Pavdekshëm në një mur të madh të lakuar.
Ornamenti i artë i Diellit dhe Zogjve të Pavdekshëm shihet në kubenë e Muzeut të Rrënojës Jinsha në Chengdu të provincës Sichuan të Kinës Jugperëndimore/ Xinhua
Zhu Zhangyi, drejtori i Muzeut të Rrënojës Jinsha, thotë se dielli dhe zogu diellor kanë qenë simbole të respektuara në kulturën e lashtë Shu për mijëra vjet. "Zogu i parajsës që rrotullohet rreth diellit simbolizon aspiratat e paraardhësve kinezë për t’u ngjitur në diell dhe mirëpritur dritën.” - shpjegon Zhu.
Në vitin 2005, ky ornament ari nga dielli dhe zogjtë u zgjodh mes 1.600 arkefakteve si simbol i Trashëgimisë Kulturore Kineze. Rëndësia e tij pasqyrohet edhe nga fakti që më 12 tetor të 2005-ës një pjesë e qëndisjes "Shu" me imazhin e "Diellit dhe Zogjve të Pavdekshëm" nisi një udhëtim hapësinor pesëditor me anijen kozmike kineze "Shenzhou 6".
Imazhi i ornamentit të artë të Diellit dhe Zogjve të Pavdekshëm në një kopësht me lule në Chengdu të provincës Sichuan të Kinës Jugperëndimore/ Xinhua
Dielli dhe Zogjtë e Pavdekshëm jo vetëm që përfaqësojnë qytetërimin e lashtë Shu, por gjithashtu gjejnë jehonë edhe në jetën e përditshme të 20 milionë banorëve në qytetin Chengdu. Në zemër të këtij qyteti, sheshin Tianfu, një nyje transporti prej 88 mijë metrash katror, “strehohet” edhe një skulpturë madhështore e Zogjve të Pavdekshëm. Ndërkohë, edhe ndërtesa e terminalit në Aeroportin Ndërkombëtar Tianfu në Chengdu është projektuar në formën e një zogu të pavdekshëm, duke ofruar një përshtypje të paharrueshme.
Ky imazh ajror tregon ornamentin e Diellit dhe Zogjve të Pavdekshëm në parkun pyjor Longquanshan në Chengdu të provincës Sichuan të Kinës Jugperëndimore/ Xinhua
"Dielli dhe Zogjtë e Pavdekshëm” mishërojnë jo vetëm simbolin kulturor të qytetit Chengdu, por pasqyrojnë edhe kulturën e shkëlqyer tradicionale kineze të ndjekjes së dritës, përtëritjen e vetvetes dhe sipërmarrjen." - thotë Wang Fang, zv.drejtorja e Muzeut të Rrënojës Jinsha.
Imazhi i Diellit dhe Zogjve të Pavdekshëm në një urë në Chengdu/ Xinhua
Paraqitja e gjerë në imazhet e Unversiadës Botërore
Megjithëse është një relikt kulturor i para 3 mijë viteve, Zhu Zhangyi gjen një lidhje mes ornamentit të artë të Diellit dhe Zogjve të Pavdekshëm dhe motos olimpike "Më shpejt, më lart, më fort - së bashku". Në Universiadën Chengdu që do të hapet më 28 korrik, imazhi i Diellit dhe Zogjve të Pavdekshëm, që simbolizojnë elementet e kulturës së lashtë Shu, do të shpaloset në mënyrë të dukshme.
Stadiumi ku do të zhvillohet ceremonia e hapjes e Universiadës së 31-të Botërore në Chengdu/ Xinhua
Imazhi i Diellit dhe Zogjve të Pavdekshëm në shiritin e medaljes së Universiadës/ Xinhua
Stadiumi në Parkun e Sporteve të liqenit Dongan është vendi ku do të zhvillohet ceremonia e hapjes së Universiadës. Çatia në formë unazore e studiumit, e përbërë nga xhamat shumëngjyrësh trapezoidalë, imitojnë pikërisht formën e ornamentit të artë të Diellit dhe Zogjve të Pavdekshëm. Edhe dizajni i medaljes së universiadës paraqet Zogun e Diellit në fluturim, duke nënkuptuar sloganin e vetë olimpiadës "Chengdu i kthen ëndrrat në realitet". (Wang Lei/ Laçi)