
Foto nga VCG
Shoqata e Industrisë së Gjysmëpërçuesve e ShBA-së publikoi një deklaratë të hënën në uebsajtin e vet, kur kritikon masat e qeverisë amerikane për pengimin e zhvillimit të Kinës. Në deklaratë thuhet se qeveria amerikane ka marrë masa me shtrirje tepër të gjerë, të paqarta e të njëanshme për kufizimin e shitjes së mikroçipave Kinës. Një gjë e tillë ka mundësi të dobësojë aftësinë konkurruese të industrisë amerikane të gjysmëpërçuesve, të ndërhyjë në zinxhirin e furnizimit e të shkaktojë paqartësi në treg, duke shkaktuar përshkallëzimin e masave hakmarrëse të Kinës.
Në deklaratë i kërkohet qeverisë amerikane të mos marrë kufizime të mëtejshme pa zhvilluar kontakte më të gjera me ekspertë të kësaj industrie, për të vlerësuar ndikimin e këtyre kufizimeve. (Fani)
